Aktualisht po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj këngëtares Fjolla Morina për t’u vendosur masa e sigurisë për shkeljen e bërë nga Morina pak ditë më parë.
Këtë fundjavë këngëtarja Fjolla Morina u ndalua nga forcat e rendit në Morinë pasi i gjetën në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë, me të cilën po përpiqej të kalonte kufirin.
Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, shtetësja Fjolla Morina është vënë në pranga, si dhe dy bashkëudhëtarë tê tjerë që ndodheshin në makinë me të
Ditën e djeshme, gjinekologu i spitalit të Kukësit paraqiti një eko, që sipas tij tregonte se këngëtarja ishte në muajin e dytë të shtatzënisë. Prokuroria e rrethit të Kukësit nuk e ka parë të mjaftueshme provën e shtatzënisë dhe gjatë seancës së sotme ata kanë kërkuar një rikontroll në maternitetin e Kukësit dhe sipas Report Tv, ka rezultuar se Fjolla Morina nuk është shtatzënë.
Me gjasë, shtatzënië është stisur si mënyrë për të lehtësuar masën e arrestit, ndërsa pritet vendimi që do të merret pas përfundimit të seancës që po zhvillohet.