KreuCelebrity

Vrasesi i John Lennon, kërkon falje pas katër dekadash!

Megjithëse iu refuzua për të 11-tën herë kërkesa për lirimin me kusht, kjo nuk ndaloi Mark Davidin Chapman, tashmë 65 vjecar, i cili qëlloi për vdekje në vitin e largët 1980 në Manhattan legjendën e muzikës John Lennon, t’i kërkonte falje publike Yoko Onos.  Materialet gjyqësore nxorrën në pah se Chapman e ka pohuar me gojën e tij se e vrau Lennonin për pak minuta lavdi. Para trupit gjykues ai u shpreh se e e meritonte plotësisht dëminim me vdekje për krimin e kryer.

“Unë dëshiroj të theksoj, që ndjehem fajtor për krimin e kryer. Nuk kam asnjë shfaqësim. Këtë e bëra për lavdi personale. Mendoj se ky që është nga krimet më të këqija që mund t’i bëhet një njeriu të pafajshëm.”Ndërkohe  shtoi: Lennon ishte jashtëzakonisht I famshëm. Unë nuk e vrava për shkak të karakterit apo ç’ka përfaqësonte. Ai ishte tepër familjar, ishte një ikonë. Ai ishte dikush që dinte t í thoshte gjërat ashtu siç duhet thënë, dhe për këtë ishte i madh. “Chapmani permes një letre kërkoi falje publike për të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet, që i kishte shkaktuar të vesë së muzikantit gjatë këtyre viteve.

Chapman ishte vetëm 25 vjeç kur kreu atentatin ndaj Lennonit përpara syve të Yoko Onos ndërsa çifti po dilte nga apartamenti I tij ne zonën e Upper West Side në Manhattan.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF