Në familjen Stallone ka trishtim. Nëna e tre fëmijëve, Jackie Stallone është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare.
Jackie është nëna e aktorit të famshëm Sylvester Stallone.
E ndjera u nda nga jeta mëngjesin e së martës pasi zemra e saj ndali teksa 98 vjeçara ndodhej në gjumë. Lajmin e trishtë e ndau me publikun vëllai i Sylvester, Frank Stallone ku nëpërmjet një statusi ai lajmëroi për ndarjen nga jeta të nënës së tyre të dashur Jackie Stallone.
“Këtë mëngjes vëllezërit e mi dhe unë humbën nënën tonë. Ajo vdiq në gjumë ashtu siç kishte dëshiruar. Ishte e vështirë për të mos e dashur pasi ishte shumë e mirë me të gjithë”; shkruan Frank.