KreuBusull

COVID në 24 orë; regjistrohen 3 viktima dhe 124 infektime të reja!

COVID në 24 orë; regjistrohen 3 viktima dhe 124 infektime të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pak çaste më parë informoi publikun rreth situatës epidemiologjike në 24 orët e fundit.
Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:
57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik.
70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7309 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 3 qytetarë, një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF