Fjolla Morina: Për fajet e mia përgjigjem vetë, mos shkatërroni familje!

Pas arrestimi në 19 shtator, kur u kap me dy pistoleta me veteg në kufi, Fjolla Morina ndodhet në arrest shtëpie në Kukës. Por ato që e kanë shqetësuar më shumë së fundi nuk janë lajmet mbi ndalimin e saj, janë pretendimet që qarkulluan në media për nje lidhje të këngëtares me biznesmenin Fisnik Syla, që u ndalua së bashku me të. Fjolla ka kërkuar që përmes një postimi ta sqarojë këtë cështje një herë e mirë.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë s’i dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike, i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘shoë’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë’, ka shkruar ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article