KreuStil Jetese

Mes lotësh Gabriel Garko rrëfen se është homoseksual!

Një deklaratë e sekssimbolit italian Gabriel Garko ka shokuar jo pak mbrëmjen e kaluar.

Gjatë puntatës së spektaklit Grande Fratello Vip, aktori dhe modeli i njohur ishte i ftuar special ku përballë ish të fejuarës së tij Adua Del Vesco, me të cilën ka patur një fejesë false për 3 vite, ai bëri para saj dhe gjithë Italisë rrëfimin e të vërtetës së tij të madhe. Gabriel Garko është homoseksual.


Aktori kishte zgjedhur të shprehej nëpërmjet një letre drejtuar të fejuarës së tij, ku sqaroi se më në fund ai ka vendosur tê jetë i vërtetë dhe i lirë.


“Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, sic kemi qenë gjithmonë.”; lexoi mes lotësh Garko.
Gabriel dhe Adua patën njē fejesë me marrëveshje për tre vite, dhe Adua ka qenë gjithmonë në dijeni për orientimin seksual të Garkos.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF