TIFF 2020: Filmi “Shija e derrit”nderohet me cmimin special!

“Shija e derrit” me skenar dhe regji të Elvis Lule, nuk mund të kalonte pa një nderim në Tirana International Film Festival.Filmi që rrëfen historinë dramatike të një familjeje shqiptare të shtresës së ulët, e cila lufton për të mos iu dorëzuar skamjes, është vlerësuar me cmim special.

Vetë Lule e njoftoi lajmin e mire në Instagram ku kanë vërshuar urimet dhe komplimentet për të.

Filmi me metrazh të shkurtër solli në role kryesore aktorët Lulzim Zeqja, Arta Selimi dhe Artan Islami, ndërsa me potencial të madh konsiderohet dhe zbulimi i ri, Juri Zeneli.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, festivali këtë vit u zhvillua online. Filmi më I mirë në edicionin e sivjetshëm u shpall “Zana” me regji të Antoneta Kastratit.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article