KreuCelebrity

Joaquin Phoenix bëhet baba; i vendos të birit emrin e vëllait të ndjerë!

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara janë bërë prindër të një djali. Dyshja e famshme i vendosën të birit emrin e vëllait të ndjerë të Joaquin, River.

Ka qenë regjisori i famshëm rus Victor Kossakovsky ka lajmëruar për ngjarjen e bukur të çiftit në Festivalin e Filmit në Zyrih këtë të diel. Regjisori justifikoi mungesën e Phoenix në festival duke u shprehur:

“Ai ka një bebe. Meqë ra fjala ai ka një djalë të bukur që quhet River, ndaj nuk mund të ishte i pranishëm”

Aktori i njohur e quajti të birin River, në ndër të vëllait të tij që u nda nga jeta në vitin 1993 në moshën 23 vjeçare si pasojë e mbidozës me lëndë narkotike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF