KreuCelebrity

Me bikini dhe barkun e rrumbullakosur, Arbana Osmani fotografohet në pishina!

Arbana Osmani është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël teksa së bashku me partnerin Eduart Grishaj çifti do të mirëpresi në jetën e tyre bebushin.

Moderatorja e njohur ka qenë tejet aktive në rrjetin social Instagram gjatë gjithë shtatzënisë kur herë pas here poston video e foto nga përditshmëria, por duke u kujdesur që të mos ekspozojë barkun që rrumbullakoset dita ditës.

Së fundmi mami në pritje është fotografuar nga paparaci i ‘Panorama’ gjatë momenteve të relaksit me të ëmën në pishina në një plazh të Jugut.

E veshur me një palë bikini bardhë e zi, nën shoqërinë e të ëmës, teksa mbi tavolinë nuk mungon një shishe ujë JustB, Arbana është shumë e kujdesshme për t’u hidratuar herë pas here gjatë muajve të pritjes së ëmbël.

Sakaq moderatoren e njohur dhe regjisorin i ndajnë vetëm pak ditë nga takimi i rëndësishëm i jetës së tyre me bebushin që thuhet se është djalë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF