KreuCelebrity

Nuk ishte dashuri me shikim të parë? Xhensila rrëfen njohjen me Besin!

Pasi bëri paqe me moderatorin  Alaudin Hamiti dhe i shkoi në emision( nuk ia kishte harruar pohimet se nga Elvana, Tuna dhe Xhensila, kjo e fundit i dukej me më pak talent), këngëtarja bëri disa rrëfime për lidhjen e saj me Besin. A ishte dashuri me shikim të parë? Me të parë jo por, “dashuri me shikim të tretë, të katërt”, u shpreh ajo ndërsa sqaroi se gjithcka kishte nisur si në formën e një miqësie.

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte dicka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im”, u shpreh Xhensila, duke theksuar dicka tjetër që I kishte bërë shumë përshtypje tek ai. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar”, tha këngëtarja. Ajo sqaroi se pak muaj pasi ishin bërë shokë, qenë lidhur. “ Mami ishte pro që ta kisha shok Besin se e shikonte që ishte i mire”, tregoi më tej.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF