KreuFashion

8 trende për grimin e stinës së artë!

Në çantën e shumicës prej nesh mund të gjendet vetëm një rimel dhe një pudër e  lehtë, por duhet ta mendojmë veten edhe me ‘Make-Up të plotë. Nëse na pëlqen të bëjmë ndonjë ndryshim të vogël, mund të frymëzohemi fare mirë nga pasarelat e kësaj vjeshte.

Ja disa ide për një grim ndryshe, që janë edhe trende të kësaj stine:

Peneli i zi: është gjithmonë klasik. Mund të shtoni ngjyra të tjera, si bluja ose e verdha për të krijuar një penel shumëngjyrësh dhe ky kombinim do tʾju bëjë të dukeni edhe më trendy.

 

 

Penel mbi sytë: Përveç penelit të zakonshëm, mund të vijëzoni pak edhe pjesën e sipërme të syrit. Ky makeup mund tʾju duket pak abstrakt, por është shumë i ngjashëm me stilin e viteve ʽ60.

Penel me ngjyra vjeshte: Njësoj si grimi i mësipërm, por në një mënyrë më moderne sepse përdoret penel me ngjyra të vjeshtës. Eksperimentoni me nuancat si bezha, kafja, jeshilja, e verdha që do tʽju bëjnë të ndiheni ndryshe.

Lyerje e lehtë: Gjatë kësaj stine, trendy për fytyrën ndyshon. Mollëzat duhet të lyhen lehtë dhe jo më me shumë ‘highlighter’. Duhet të shtoni kujdesin ndaj lëkurës.

Pak kristale: Për vajzat e guximshme do të sugjeronim një nga tendet e veçanta të vjeshtës që është zbukurimi me kristale rreth syve. Do të dukeni mrekullisht shkëlqyese dhe do të tërhiqni vëmendjen.

Gura të vetullat: Një tjetër trend është edhe vendosja e gurëve plot shkëlqim tek vetullat. Gurët mund të ngjiten shumë lehtësisht.

Buzët e kuqe: Buzëkuqi i kuq nuk del kurrë nga moda. Mund të ʽluaniʼ me nuancat e të kuqes dhe tʼi miksoni sipas dëshirës.

Look ‘gotik’:  Nga ky ‘look’ na bien në sy peneli i zi, buzëkuqi i errët dhe ndonjë aksesor te flokët që mund ta shtoni vetë.

Burimi˸ Harperʼs Bazaar

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF