KreuFashion

Fëmijët me sindromën Down, u veshën si karakteret e Disney dhe duken më të ëmbël se origjinalët!

Fotografja britanike Nicole Louise Perkins punon në një shkollë për fëmijë me nevoja të veçanta në Londër dhe ajo e njeh mirë botën e bukur të brendshme të fëmijëve me sindromën Down.

Për të njohur edhe njerëzit e tjerë me ëmbëlsinë dhe bukurinë e vogëlushëve specialë, fotografja realizoi një projekt të veçantë të cilin e emërtoi ‘Down me Disney’ ku këta fëmijë paraqiten si personazhet e tyre të preferuar të Disney.

Nicole vuri gjithë zemrën dhe shpirtin e saj në çdo shkrepje që bëri, dhe me të vërtetë shpreson që kjo përpjekje e vogël t’i japë pozitivitet të gjitha familjeve me fëmijë të veçantë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të tjerët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF