KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare e tmerruar, nuk fle dot:”Dëgjoj zëra natën!”

Mjaft prej nesh mund ta kenë përjetuat të paktën një herë në jetë paralizën e gjumit, por për Beatrix Ramosaj, ajo është bërë shqetësuese. Këngëtarja i tregoi në rrjetet sociale përjetimet e veta, të cilat po ndikojnë mbi të.

“Jam shumë e mërzitur, kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para pë të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja. Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, ka shkruar në mesazhet e saj Beatrix, që para një viti pat ndarë me ndjekësit ankthin e paralizës së gjumit, të cilën e kishte përjetuar për herë të parë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF