KreuCelebrity

Gazetarja e njohur italiane: Gabriel Garko mori 60 mijë euro që të pranonte se është ‘gay’!

Pak ditë më parë deklarata e aktorit dhe modelit Italian Gabriel Garko se është homoseskual shokoi jo pak fansat e seksbomës italiane.

Me lot në sy, i ftuar në programin “Grande Fratello VIP”, Garko kishte shkruar në një letër të gjithë rrëfimin e tij, që e lexoi para ish- ‘të fejuarës’ Adua Del Vesco me të cilën ka patur një fejesë të rreme.

Gazetarja e njohur italiane Selvaggia Lucarelli ka hedhur dritë mbi një të vërtetë që qëndron pas deklaratës bombastikë të Garko-s sipas së cilës, arsyeja që aktori dhe modeli pranoi në televizion orientimin e tij seksual ka qenë një pagë e majme që Gabriel ka marrë.

Lucarelli ka zbuluar se Garko ka marrë 30 mijë euro në “Grande Fratello VIP” si dhe 30 mijë euro në programin ‘Verissimo’ ku është ftuar më pas për të vijuar rrëfimin e tij personal.

“Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për ‘Grande Fratello Vip’ dhe 30 mijë euro për ‘Verissimo’, shkruan gazetarja.

Për deklaratën e saj nuk ka ende asnjë reagim nga aktori apo televizioni.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF