KreuCelebrity

“Jemi në dhimbje”; Chrissy Teigen dhe John Legend humbin fëmijën!

Chriessy Teigen pak minuta mē parë ka bërë një postim tejet të trishtë, ku nëpërmjet një statusi të gjatë e të ndjerë ajo njofton se humbi fëmijën.

Pak ditë më parë modelja e njohur tregoi se shtatzënia e tretë nuk ishte aspak e lehtë dhe se vazhdimisht kishte hemorragji, ndērsa pak orë më parë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, bebushi nuk ka mundur dot të mbijetojë.

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të madhe, të cilën nuk e kemi përjetuar kurrë më parë. Nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim bebit lëngjet e nevojshme që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve papushim të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne nuk i kemi vendosur kurrë emrat e fëmijëve deri në momentin që kanë ardhur në jetë. Por, për disa arsye, kishim nisur ta quanim bebushin në bark Jack. Kështu ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack u mundua kaq shumë që të ishte pjesë e familjes sonë dhe do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë të vogël – më vjen keq që në momentet e para të jetës tënde u takuam me kaq shumë probleme, sa që nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Do të të duam gjithmonë.”

Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të vajzës 4 vjeç, Luna Simone, dhe djalit Miles Theodore, 2 vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF