KreuCelebrity

Zyrtare/ Altin Basha ikën nga Portokalli; mësohet regjisori që e zëvendëson!

Pas tymnajës së javëve të fundit që lidhej me faktin nëse regjisori ikonik i Portokalli do të largohej nga Top Channel apo jo, më në fund është konfirmuar se duke nisur nga ky sezon Altin Basha nuk do të jetë më regjisori i spektaklit të humorit.

Ka qenë vetë faqja e Top Channel që pa dhënë detaje ka prezantuar personin që do të qëndrojë në pultin e regjisë për të paktën këtë sezon.

Ai është Indrit Çobani i cili ka vënë në skenë disa shfaqje tatrale si regjisor dhe aktor.

Nga ana tjetër nuk dihet ende se si dhe ku do të vijojë karriera e Bashës, dhe nisur nga zërat që kanë qarkulluar së fundmi thuhet se do të krijojë një spektakël të ri humori në ekranin e Abc News.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF