KreuCelebrity

Mikesha të mira me Ledrin; ja çfarë dhurate kanë blerë Lori dhe Sara Hoxha për bebushin e reperit!

Këtë fundjavë çifti i njohur i showbiz-it shqiptar Ledri Vula dhe Sara Hoxha organizuan festën e pritjes së bebit në vilën e tyre në Prishtinë.

Me të ftuar miq, kolegë e familjarë mami dhe babi në pritje zgjodhën ngjyrën pastel si kod veshje në festë, kod që ishte respektuar nga të gjithë të pranishmit.

Për ata që nuk e dinë, Ledri ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me trashëgimtaret e Top Media, Lori dhe Sara Hoxha të cilat kanë marrë një ftesë për të qenë në festën e pritjes së bebit të Ledrit dhe Sarës.

Në pamundësi për të qenë të pranishme në ‘baby-showr’, motrat Hoxha i kanë dërguar një buqetë të madhe me lule mamit në pritje, shoqëruar me një pusullë.

“Sar! Po të japim dashuri nga larg. Do jesh mami më e mirë. Vetëm dije se do kesh Sarën pranë për çdo këshillë për bebushen dhe Lorin kur të kesh nevojë për të dalë dhe kaluar bukur”; kanë shkruar Lori dhe Sara në pusullën për partneren e Ledrit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF