KreuCelebrity

Nicole Kidman “pendohet” për divorcin me Tom Cruise!

Gjatë një interviste të dhënë kohët e fundit për New York Times, aktorja 53 vjeçare u shpreh se ndërsa xhironin filmin Eyes Wide Shut, një film triller mbi marrëdhëniet bashkëshortore dhe intrigat seksuale, në 1999, ajo dhe Tom po përjetojnin një martesë të lumtur. Pyetjes se nëse personazhet që interpretonin ndikuan tek ata “duke sjellë energji negative “ Kidman u përgjigj se nuk ishte në gjendje të bënte dallim, po padyshim që kishin ndikuar, pasi puna ishte shumë e ngjeshur. Dhe ishin tërësisht të përfshirë në personazhe.

“Nuk di ç’t’ju them tjetër. Ndoshta nuk e kam aftësinë që të kthehem mbrapa në kohë dhe të bëj analizën e fakteve. Ndoshta s’kam as vullnetin për një gjë të tillë,” u shpreh aktorja.

Çifti ka qenë i martuar për 11 vjet nga 1990 deri në 2001, vit në të cilin dhe u divorcuan. Ata kanë dy fëmijë Conor 25 vjeç dhe Isabella 27.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF