KreuCelebrity

Pas dy javësh me Covid, Arjola Shehu kthehet në program dhe rrëfen eksperiencën e vështirë pas infektimit!

Për më shumë së dy javë ajo ka qëndruar në shtëpi që prej ditës që rezultoi e infektuar me Coronavirus. Arjola Shehu, moderatorja e emisionit të mëngjesit në Ora News, është rikthyer këtë paradite në program pasi u shërua nga Covid-19.

 

Gjatë programit Arjola tregoi se eksperienca me virusin pandemik nuk ka qenë aspak e lehtë, dhe se përveç të atit e gjithë pjesa tjetër ka qenë e infektuar.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike, sepse kjo korona e diskutuar kaq shumë, të bën të mendosh ‘bo ç’do më ndodhë mua’. Me koronavirus u prek e gjithjë familja, por fatmirësisht e kaluam. Unë kam përdorur antibiotik, sepse më kaloi temperatura mbi 38 gradë. Temperatura më ka mbajtur vetëm tre ditë. Nuk më humbi shija, por më iku nuhatja”; tregoi moderatorja Shehu.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF