KreuFashion

Stinë e re, flokë të rinj; 9 modele për të rifreskuar ‘look-un’ këtë sezon!

Gati për prerjet e reja të flokëve? Tendenca e Vjeshtë / Dimër do të jetë vërtet emocionuese. Nga pasarelat vijnë direkt sugjerimet më të mira të kuratorëve të imazhit. Mund të zgjidhni flokë me gërsheta adoleshenteje, ose modelet që vijnë të frymëzuara nga vitet ’70 dhe 90-të, me baluke të theksuar ose bisht të fshehtë!

Shag

Ky model ku theksohen flokë të drejtë, me onde dhe kaçurrela është një përzierje e prerjeve ikonë të viteve ’70-të, me një fryrje të theksuar sipër dhe fund të shkallëzuar, duke u përshtatur me stilin e yjeve të rock’n’roll.

Gërsheta bebe

Nuk ka rëndësi modeli apo prerja, mjafton të kombinoni flokët më disa minigërsheta të vogla, të cilat ngjajnë më stilin e një adoleshenteje, e nëse guxoni, mund t’i lyeni me ngjyra më të theksuara.

Me balluke 

Saint Laurent sugjeron flokët me baluke të gjatë mbi sy, si një deklaratë pushteti dhe sigurie. Bië ne sy fakti që ky model është shumë i strukturuar dhe me flokë me gjatësi korrekte, ndaj duhet shumë saktësi.

Pas veshëve 

Miley Cyrus ka arritur të identifikohet me modelin e flokëve pas veshëve, një frymëzim që vjen nga vitet ’70-të, duke kombinuar skajet që zbresin deri tek shpatullat me një pamje të ftohtë dhe stoike.

 

Onde glamour

Lanvin sjell versionin e rifreskuar të ondeve, ndaj për të rikrijuar pamjen e duhur vendosni llak volumizues dhe përdorni furçë të rrumbullakët, sepse vetëm ashtu do të ruani edhe një look provokues dhe glamour.

Natyrale 

Një bukuri natyrale të cilën e ndan vija delikate e pamjes bohemiane, ndaj llogaritni me kujdes, që ky model të mos cënojë elementin e përkujdesit. Nëse e zëvendësoni krehërin me gishta, është zgjedhja e duhur.

Bisht i padukshëm

Pavarësisht se cila është gjatësia e flokëve tuaj, fokusi tek ky model është të shkëlqeni. Krijoni një vijë të pastër duke i tërhequr flokët me anë të llakut dhe më pas uleni bishtin në mënyrë që të fshihet pas kokës.

Dyngjyrëshe 

Teknikisht është një ngjyrë dhe një prerje, mjafton të zbuloni kolorin e brendshëm nga dalja e bojës dhe ja arritët qëllimin. Ky model flokësh ka qetësuar shumë gra, sidomos falë stilit të paimitueshëm të Dua Lipa.

Gjinia asnjanëse

Prerjet neutrale gjinore po ndodhin kudo tani. Nga prerjet me ngjyra të gjalla, deri tek ato më të thjeshta, edhe pse mund të zhdukin paksa feminitetin, janë po aq sensuale dhe provokuese sa gratë me flokë të gjatë.

Kasketë 

Trendi i viteve ’90-të rikthehet, por me një prerje jo shumë ekstreme sa dikur, duke i shtuar flokëve shkëlqim dhe një strukturim më të dukshëm, ç’ka i jep rëndësi gjatësisë dhe volumit natyral të këtij modeli.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF