KreuBusull

Covid në 24 orët e fundit; 4 humbje jete dhe 171 infektime të reja

Covid në 24 orët e fundit; 4 humbje jete dhe 171 infektime të

Janë kryer 952 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9 mijë e 585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64-vjeçar nga Shkodra, një 66-vjeçare nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Skrapari dhe një 78-vjeçar nga Përmeti

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF