KreuCelebrity

“Kisha gjithcka, por më vinte vetëm për të qarë”: Bieta Sulo rrëfen momentet e vështira!

Shëndeti mendor dhe problemet e lidhura ishin sot temë diskutimi në “Ftesë në 5”. Të ftuarit kanë rrëfyer eksperiencat e tyre personale me ankthin apo krizat e panikut. Por edhe vetë prezantuesja Bieta Sulo u përfshi  duke treguar edhe eksperiencat e saj. Moderatorja pohoi gjendjen e vështirë të përjetuar rreth moshës 28-29 vjec.

Ajo e përshkroi si një nga periudhat më të vështira të jetës. Edhe pse sic thotë, në ato momente kishte gjithcka, punën, njeriu e zemrës pranë dhe asnjë problem tjetër, përjetoi një gjendje ankthi që e shtyu drejt ilaceve, teksa analizat tregonin se nuk kishte asnjë ngërc fizik.

Pas 4-5 muajve të vështirë, ishte një ditë e vetme përballë pasqyrës në ashensor që Bieta vendosi të hedhë ilaçet për ta ndryshuar gjendjen e saj.

 

 

Bieta Sulo ndan një nga periudhat e vështira në jetë: Kisha çdo gjë, por më vinte për të qarë! #ftesënë✋

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF