KreuCelebrity

Divorci i çiftit të famshëm zgjati vetëm një muaj; dyshja rikthehen bashkë!

Vetëm një muaj kanë rezistuar të ndarë,  reperja Cardi B dhe Offset. Një muaj më parë ishte Cardi ajo që mori vendimin për t’i dhënë fund martesës me reperin me të cilin ka një vajzë dhe arsyet ishin tradhtia dhe sherret e shumta që ndodhnin mes çiftit.

Në shtator reperja bëri publik lajmin se mes saj dhe Offset ka marrë fund, dhe të dy do të shihnin në drejtime të ndryshme në jetë dhe e vetmja gjë që do t’i lidhte do të ishte vajza.

Por duket se mëria nuk ka zgjatur shumë dhe këtë të enjte nëpërmjet një livestory në Instagram, reperja pranoi para miliona ndjekësve se ka vendosur t’i japë një shans të tretë martesës së tyre. Ajo ka pranuar se gjatë këtyre ditëve e ka ndjerë shumë mungesën e babait të vajzës së saj.

Ndonëse Carbi B e kupton konfuzitetin që ka krijuar tek publiku paqëndrueshmëria e saj, nëpërmjet videos ajo sqaroi se në fund të fundit ata janë njerëz si gjithë të tjerët dhe se për të ka qenë shumë e vështirë të mos shihej dhe të mos fliste me shokun e saj të ngushtë (Offset).

Dyshja janë të martuar prej tre vitesh dhe janë prindër të një vajze 1 vjeçare të quajtur Kulture!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF