KreuArt

‘Do e kuptosh kur të rritesh’; Marjana Kondi e kthen në ‘Stand up Comedy’ këshillën që kemi dëgjuar të gjithë nga prindërit!

‘Do e kuptosh kur të rritesh’: Cili prej nesh nuk e ka patur refren shoqërues këtë shprehje nga prindërit tanë sa herë që  një veprim, apo gjykim i tyre për ne dukej absurd. Pikërisht mbi këtë ‘temë’ aktorët Marjana Kondi dhe Herion Musafaraj kanë menduar të ndërtojnë një ‘stan up comedy’,  skenari i të cilit është shkruar nga Erand Sojli.

Një komedi që trajton paralelizmin e figurës së gruas në komuziëm dhe gruas në ditën e sotme. Një ‘stand up’ që prek dy shekuj ku nëpërmjet trajtimit me humor skenaristi nëpërmjet ekzekutimit të aktorëve do të sjellë dy botë të shkrira në një shfaqje disa minutëshe.

Shfaqja është e ndarë në dy pjesë; njëra e trajtuar nga Marjana Kondi që do të quhet ‘Do ta kuptosh kur të rritesh’, ndërsa pjesa e aktorit Herion Mustafaraj do të titullohet ‘Ky fat na ra’.

Kasti i aktorëve kanë zgjedhur amfiteatrin e Liqenit Artificial si skenë për shfaqjen e tyre nga ku publiku do të ketë mundësi t’i ndjeki për 3 ditë me radhë; më 20, 21 dhe 22 tetor.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF