KreuCelebrity

Aktorja e njohur e telenovelave vendosi papritur të lërë televizionin!!

Edhe pse ka interpretuar në një sërë telenovelash të suksseshme, Angelique Boyer vazhdon të kujtohet për rolin e protagonistes Teresa Chávez Aguirre në telenovelën me të njëjtin emër,  “Teresa”, pikërisht aty ku u njoh dhe me të dashurin e vet, Sebastián Rulli. Fansat e saj po shpresonin ta shihnin në projekte të reja televizive kur u mbërriti lajmi i papritur: Angelique njoftoi se do të largohet përkohësisht nga televizioni.

Të gjithë deshën të mësojnë arsyen e një vendimi të tillë kaq të beftë, dhe aktorja nuk i la të hamendësonin gjatë. Ajo tha se po i bën vetes dhuratë “ një palë pushime të mira”. “Edhe nëse nuk dua, duhet t’i jap vetes një pushim. Në ekran nuk do të jem, të paktën për një vit”,- u shpreh Angelique për mediat vendase.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF