KreuFashion

Messika, ‘shtëpia’ e diamantit mbërrin në Shqipëri; ekskluzivitet i argjendarisë GJIKONDI!

Në portofolin e brande-ve prestigjoze të bizhuterive, në argjendarinë GJIKONDI, sapo ka mbërritur një tjetër emër prestigjoz për të cilin brandi tashmë i famshmëm shqiptar (Gjikondi) ndjehet mjaft krenar. Messika, shtëpia luksoze e gdhendjes së diamantit, që e kthen gurin e çmuar në kavalierin më joshës për çdo grua, sapo ka mbërritur në Tiranë.

 

 

Messika, është një ndër zgjedhjet e para të Kategorisë së Listës A të VIP-ave në Botë, tashmë në shtëpinë saj të re prezanton koleksionet e reja, që do të joshin me siguri gjithë zonjat e kryeqytetit!

“Lironi diamantin” kjo është moto me të cilën marka prestigjoze e bizhuterive ka shtruar udhën e suksesit duke u kthyer në zgjedhjen e parë dhe shpesh të vetme të klientëve të saj që prej vitit 2005, kohë kur Messika krijoi standarte të reja në botën bizhuve…Ndryshe nga aksesorët tradicionalë, në ‘shtëpinë’ e Messika-s, diamantët ‘flasin’, ‘lëvizin’ e po ashtu frymojnë bashkë me personin që i ka veshur dhe çfarë është më e rëndësishmja, Ai nuk të bëhet kurrë i mërzitshëm.

As i ngrirë në kohë dhe as në hapësirë, diamanti kthehet në diçka të re, të gjallë e tejet ndjellës dhe i dëshirueshëm.

Një ndër markat më me identitet të bizhuterive në botë, Messika ka patur bashkëpunime dhe fushata tejet të suksesshme me emra të njohur si Gigi Hadid, Kate Moss, Zoe Duchesne, Malgosia Bela etj të cilat më pas janë kthyer në kliente besnike të këtij brand-i.

 

Disa nga gratë më me ndikim në botë – këngëtare, aktore, modele dhe atletë – kanë zgjedhur bizhuteri Messika për të shndritur si ditën ashtu edhe natën. Beyoncé, Charlize Theron, Scarlett Johansson, Serena Williams dhe Sienna Miller janë ndër adhurueset e markës – secila një personalitet i veçantë, që reflekton qasjen shumëplanëshe të bizhuteri Messika. Duke përputhur çdo stil dhe duke reflektuar personalitete të ndryshme, këto dizajne bëhen vërtet universale.

Në një kohë kur pandemia ka penguar udhëtimet në botë, GJIKONDI si lideri i bashkëpunimeve të suksesshme me marka prestigjoze, sjell në shtëpitë e klientëve gjithçka që ato dëshirojnë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF