KreuCelebrity

‘Pse ai hallalli jot bën byrek?’ Gjyshi dhe gjyshja e Dojnës konfirmojnë lidhjen e dashurisë së moderatores!

Pak ditë më parë në mënyrë jo direkte Dojna Mema pranoi se është në një lidhje, dhe ditët e fundit çifti po udhëton në destinacione të ndryshme të vendit tonë.

Nisur nga fotot e postuara në të njëjtat destinacione, mendohet se Dojna p shijon romancën me këngëtarin Vlashent Sata me të cilin është përfolur edhe më herët se janë të lidhur por duke mos patur asnjëherë konformim nga ana dyshes.

Ata që e ndjekin Dojnën në Instagram e dinë marrëdhënien e ngushtë që moderatorja ka me gjyshërit e saj, dhe herë ajo ndan momente dhe video gazmore me gjyshen dhe gjyshin.

Siç janë edhe këto video të postuara në instagramin e Dojnës pak çaste më parë.

Teksa gjyshja po bën petë për byrek, mbesa e ngacmon duke e pyetur se pse nuk e bën gjyshi byrekun. Por përpos përgjigjes së nënës Dojna mori edhe një ‘thumb’ nga ajo.

“Pse ai i dashuri jot bën byrek?; dëgjohet t’i thotë gjyshja

Dhe nuk mbaron me kaq sepse edhe gjyshi nuk ja la fare ‘mangut’ sepse edhe ai ishte kurioz të dinte nëse ‘hallalli’ i Dojnës bën byrek?!

Komentet e tyre kanë shkaktuar të qeshura tek moderatorja e njohur, megjithëse ne ende nuk e mësuam nëse Vlashent Sata bën byrek apo jo!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF