KreuCelebrity

Habit këngëtarja e famshme: Kam parë UFO, e pa dhe shoqja ime!

Miley Cyrus ka rrëfyer një eksperiencë të frikshme të sajën për revistën “Interview”, duke thënë se kishte parë një herë një jashtëtokësor. Këngëtarja 27 vjecare pretendon se ishte bashkë me një mikeshë në San Bernardino, por ndonëse pohoi se ka qenë nën efektin e marijuanës, është shumë e sigurtë për atë që pa.

“ Ishim duke kaluar me makine, e kishte dhe automjete të tjera në rrugë, kur vumë re një si disk të verdhë që na vinte nga pas. Edhe të tjerët ndaluan ta shihnin, ndaj mendoj se ishte e vërtetë”.

Miley pretendon se nuk u ndje e kërcënuar nga mjeti jashtëtokësor, madje thotë se pati dhe kontakt vizual me qënien brenda tij. “ Kjo më shkundi krejtësisht, fakti që pashë sytë e dickaje të cilën nuk e perceptoja dot. Isha e tronditur për nja pesë ditë pas kësaj”, rrëfeu Miley.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF