KreuCelebrity

Ylli i Hollywood në zi; i biri ndahet nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin

Ylli i Hollywood Robert Redford ka pësuar një humbje të madhe këtë fundjavë. Djali i tij James Redford u nda nga jeta si pasojë e një beteje të gjatë me kancerin në mëlçi në moshën 58 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja  e regjisorit e cila nëpërmjet një postimi në Tëitter shkroi:

“Jamie u nda nga jeta sot. Jemi zemërthyer. Do na mundojë shumë. Si gruaja e tij prej 32 vitesh, jam shumë mirënjohëse për dy fëmijët e mrekullueshëm që rritëm së bashku”

Babai i tij aktori i famshëm 84 vjeçar Robert Redford është tejet i pikëlluar për ngjarjen e trishtë dhe publicisti i tij ka kërkuar që familja Redford ka nevojë ta jetojë e vetme dhimjen.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF