KreuFashion

8 ide hyjnore thonjsh për adhurueset e Letrave Tarot

Letrat Tarot kane qenë vërdall për shekuj me rradhë , por duket se populariteti i tyre është në pikën më të lartë për momentin. Disa duan aspektin e leximit të të ardhmes , ndërsa disa të tjerë i gjejnë të parrezistueshme simbolet e letrave duke i bërë më pas koleksion. Nuk ka rendësi nëse mund të numërosh të gjithë 78 letrat ose mos të  kesh dëgjuar më parë për këtë praktikë , nuk mund të mohosh bukurinë dhe detajet e punimit të këtyre thonjve , inspiruar nga letrat.

Trumbet Tradicionale

Artistja me këto thonj pikturoi simbole të vogla Tarot aq perfekte , sa duken pothuajse si skica. Ngjyrat e të kuqes dhe të verdhës janë specifikisht shumë të forta në krahasim me bazën neutrale. duke e bërë këtë manikyr të dukshëm edhe në duar me tatuazhe. Ne po na pëlqen shumë karavidhja sidomos , e cila është më shumë e parë në letrat Tarot të Hënës.

Inspiruar nga tufa e letrave tarot dizenjuar nga Amrit Brar , artistja krijoi këtë mrekulli mati me vetëm tre ngjyra: e zezë për bazën, e bardhë për simbolet, dhe theksime të vogla të kuqe për të nxjerrë më në pah detajet.

Baza në bojëqielli me shkëlqim në këto thonj stileto krijon një themel surprizues për këto simbole tarot, por artistja na e provon që është mënyra më e mirë për të dal në pah elementet. Të gjitha skicat janë pikturuar me një paletë jo shumë të gjerë – e kuqe , e bardhë, e zezë, ari, dhe blu e shëndritshme- për të mbajtur dizajnet e ndryshme në mënyrë harmonike.

Ky manikyr është krijuar me në qendër të vëmendjes elemente nga astologjia , si dielli, dhe tre shpatat ngjitur dhe duket qartë Virgjëresha dhe Mërkuri. Edhe pse Tarot dhe astrologjia janë dy shkolla të ndryshme të parashikimit të të ardhmes , nuk është e cuditshme që të qëndrosh besnike të dyjave formave praktike- dhe ti duash të dyja mjaftueshëm sa ti përfshish në një art thonjsh.

Ky manikyr e mban paletën e ngjyrave shumë të thjeshtë- një bazë bezhë me linja të zeza dhe pika- por linjat e vizatuara në mënyrë perfekte e kapin menjëherë elementin e letrave Tarot.

Një ngjyrë nude e hapur me shkëlqim është gjithmonë e bukur, por elementet e vecanta në këtë manikyr është arsyeja pse ne u dashuruam me këto thonj. Artistja vizaton një nga elementët më të vështira në njërën nga gishtat e unazës dhe një element pak më minimalist në gishtin tjetër. Kushdo e shikon nga afër këtë punim duhet ta ndjej veten me fat.

Ky punim gotik kombinon disa elemente të letrave tarot- si të dashuruarit, vdekjen,dhe një gjysëmhënë- me zbukurime të frikshme si silueta të bardha lakuriqi nate sipër një baze të zezë me shkëlqim. Forma e gjatë me majë të mprehtë i shton akoma më shumë dramacitet pamjes.

Këto thonj pa një ngjyrë në bazë janë të nevojshme për të bërë elementet dhe vizatimet mbi to të dalin totalisht në pah. Në vend që të vendosej ndonjë ngjyrë në hapsirat midis grafikave , artistja vendos të bëj disa elemente të vogla si pika apo yje.

Burimi: Allure

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF