KreuBusull

Observatori i NASA bën zbulimin e rrallë në sipërfaqen e Hënës

Observatori i NASA bën zbulimin e rrallë në sipërfaqen e

Ditën e djeshme NASA pa për herë të parë gjurmë uji në një pjesë të sipërfaqes së Hënës të ndricuar nga Dielli. Zbulimi u bë duke përdorur SOFIA-në observatorin më të madh fluturues në botë. Uji u gjurmua në kraterin Clavius.Një krater i madh në hemisferen jugore të Hënës që është e dukshme nga toka. Uji mund të jetë krijuar nga impakte mikroskopike meteoritesh ose formuar nga bashkëveprimi i grimcave energjitike të shkëputura nga Dielli. Zbulimi zgjeron më tepër rastin se uji nuk është i limituar ne zonën më të ftohtë dhe të errët të hënës dhe mund të shpërndahet në të gjithë sipërfaen lunare. Të mësuarit më shumë në lidhje me ujin në Hënë mund të ndihmoj në eksplorimin afatgjatë nën programin Artemis.

Vëzhgime të mëvonshme nga SOFIA do të ndihmojnë shkencëtarët të eksplorojnë dhe zbulojnë se si është uji i krijuar dhe si ruhet. Shkencëtarët thonë se ky zbulim i ri na sfidon mbi njohuritë që dimë deri tani për siperfaen e hënës. Megjithatë thatësira e Saharasë ka 100 herë sasi më të madhe uji se ajo e vëzhguar nga SOFIA , por kjo nuk na ndalon së bëri pyetje ,nga erdhi uji dhe si mund të qëndroj në sipërfaqen e fortë dhe pa ajër të Hënës

Burimi: National Aeronautics and Space Administration(NASA)

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF