KreuFashion

Me shpresë që pandemia të ketë marrë fund; ja 10 trendet e grimit për pranverën e 2021-it!

Java e Modës Pranverë/Verë 2021 dukej paksa ndryshe këtë vit- por brand-et u treguan tepër kreative, që nga hapësira ku do zhvillohej sfilata e deri tek make-up-i i modeleve të tyre. Jemi mësuar të shikojmë Javën e Modës vetëm me ecje në tapetin e gjatë, por këtë vit u zgjerua për të përfshirë edhe shfaqje dixhitale , sfilata pa modele dhe marka që lancuan imazhe pa nevojën e një sfilate, Megjithatë , na u dhuruan disa makeup look-e të cilat na i bën sytë “zemra”.

Savage x Fenty

Krijuan këtë look-un e një ylli të viteve ’90 me sy të përgjumur e na bënë të mrekulloheshim.

Chanel

Ky look i sfumuar u krijua duke përdorur paletën e syve nga Chanel, ky makeup i turbullt me një formë më ekstravagante është një teknikë më e mirë e sfumimit tradicional.

Dior

Peter Philips, krijoj këtë look-un me penelin e rendë. Syri i sfumuar guximshëm krijon një kontrast me lëkurën e bardhë të modeles dhe tualetin minimal në pjesën tjetër të fytyrës.

Hermès

Pasarela e markës së njohur nxorri në pah buzëkuqin e saj në stilin e një vajze klasike Franceze. Së bashku me buzët e kuqe, një laps në rozë të lehtë tek pjesa e poshtëme e syrit e lidhur ngushtë me një lojë të makeup-it monokrom.

Paco Rabanne

Make up artisti Path McGrath krijoi këtë look-un e sfumuar si syri i një maceje për shfaqjen e Paco Rabanne. Duket si një vajzë rrokere në mënyrën më të mirë të mundshme.

Bethany Williams

Makeup artistja Rebecca Davenport krijoi këto pamje tepër të guximshme për setin e Pranverë/Verës. Buza e kuqe tek njëra prej modeleve, dhe bluja e shëndritshme tek tjetra komplimentojnë bukur veshjen e këtij brand-i. Mund të presim disa ngjyrime të ndritshme në muajt në vazhdim!

Balmain

Samira Pikpo krijoi ketë look minimal me një spërkatje të vogël ngjyrash duke përdorur produkte të L’O’real. Buzëkuqi i kuq mat është një kontrast i fortë me pjesën tjetër të fytyrës, por i jep një element interesant  na i nguliti syte aty.

Chloé

Pat McGrath krijoi një sy të sfumuar për shfaqjen e Chloe , duke e bërë cdo modele të dukej sensuale dhe njëkohësisht paksa misterioze dhe të zymtë. Teksa fytyra qëndronte minimale sytë të fusnin në një vorbull duke kompletuar gjithashtu look-un.

Giorgio Armani

Armani Beauty u përdorën për të krijuar këtë pamje natyrale të skalitur ë cdo vajzë mund ta pëlqeje. Me sy paksa të ndritshëm, nje buzë koral, dhe mollza të skuqura, ky look i përditshmërisë mund të krijohet me produktet e brandit edhe në shtëpitë tona.

Anrealage

Makeup artisti Hirofumi Kera krijoi këtë buzën në blu të ndritshme duke përdorur produkte të Shiseido për pasarelën e markës së njohur. Një zgjidhje e guximshme, kjo buzë është futuristike megjithatë e realizuar në një mënyrë moderne.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF