KreuFashion

12 gjëra që duhet t’i dini para se të shkoni në Universitet!

12 gjëra që duhet t’i dini para se të shkoni në

Ndonëse fillimi i universitetit duket ndryshe këtë vit, janë ende disa gjëra që duhet t’i dini nëse do qëndroni në shtëpi apo të shpërnguleni në konviktin tuaj të ri. Me siguri keni dëgjuar shumë këshilla nga prindërit, dhe shoqëria, dhe vëllezërit më të mëdhenj, dhe këshilltarët e gjimnazit , dhe Google në të gjithë gjërat e mëdha: të gjesh shkollën e duhur, të zgjedhësh degën që do të diplomohesh, festat. Por a po prisni oferta të kartave të kreditit për t’ju tërhequr me përfitime falas të regjistrimit??A e dini se çfarë është një kredi e subvencionuar direkte?! Askush nuk e dinte. Lajmi i mirë është se , nuk kemi pse i bëjmë këto gabime përsëri. Të aplikuarit për universitet dhe të bërit gati për tu larguar nga shtëpia mund të jetë stresuese. Dhe gjatë një pandemie? Eshtë një nivel tjetër stresi. Më poshtë do të gjeni këshilla të dhëna nga ata që janë diplomuar tashmë. Por cdo gjë është okej! Merr frymë thellë. 

Viti i fundit i gjimnazit dukej kështu: udhëtime në qëndrën tregtare,studime për provimet, duke punuar netëve dhe në fundjava në një dyqan kafshësh, shpërlarje dhe përsëritje.  Sigurisht ishte qejf, por , asnjëra nga ato nuk më ndihmoi të kuptoj se si të konsolidoj kredite studentore apo cfarë ishte një APR e ndryshueshme!!

Oh, dhe nuk mësova për këtë gjë as në Universitet. Në fakt , mu deshën muaj pas diplomimit që të filloja të kërkoja se cfarë nënkuptonin të gjitha këto terma.- dhe kjo ndodhi vetëm se filluan të më vinin fatura. Edukimi financiar 101 nuk përfundoi me borxhe studentore. Une isha po aq i/e pa informuar për ruajtjen dhe kartat e kreditit.

Dhe shumë të tjerë të diplomuar thonë se do kishte qenë mirë e përvec degës që kanë studiuar , të dinin më shumë per financat dhe të mund të shmangnin pasojat që këto padituri sollën.

Nga eksperienca e të diplomuarve dikush thotë se pas dy vitesh universiteti të përgjithshëm , në shkollën e tyre u transferuan disa student të rinj nga kolegji komunitar. Eksperienca e tyre?Super impresionuese! Unë? Ende e nervozuar me mësuesit e gjimnazit dhe këshilltarët! Të shkuarit në një universitet profesional të shpëton nga shuma të mëdha parash si në të jetuarin ashtu dhe në shpenzimet e shkollës. Kur kthehen pas kuptojnë ata që kanë shkuar në një universitet të përgjithshëm nuk mbajnë mend asgjë nga vitet e para të studimeve.

Të shkuarit në dyanin e kampusit dukej ka tradicionale dhe emocionuse, me vonë këta të diplomuar kuptuan se dyqani tarifonte shumë më shumë , ato gjëra mund ti gjesh shumë më lirë diku tjetër dhe shumica e gjërave nuk do të të duheshin. Bleni libra të përdorur njerëz!!!

Askush nuk të përgatit se cfarë do të ndodh mbas atyre 3-4 viteve të shkollës, nëse do të jetosh në të njëjtin vend në të cilin ke studiuar nëse do të mbash të njëjtin ritëm apo plan. Mund të krijosh lidhje të forta dhe eksperienca në vendin e studimit por nëse kjo nuk është ajo që do të bësh ende pas katër viteve dhe kthehesh apo shkon në një vend tjetër , do ti humbësh të gjitha lidhjet që ke krijuar dhe do të të duhet të krijosh lidhje të reja e t’ja fillosh nga e para. Prandaj kur shkon në universitet duhet ta mendosh mirë nëse ai është plani jot afatgjatë.

Shumë studente kur u shpërngulën në dhomat e tyre të reja të përbashkëta , menduan se cdo gje do shkonte okej. Menjëherë do të shkonin mirë me shokun apo shoqen e dhomës dhe gjithcka do ishte okej, por ata thonë e nuk ndodhi aspak kështu. Shumica prej tyre u hasën me individ komplet ndryshe nga vetja dhe sigurisht kishin përplasje herë pas here. Ata thonë se kjo eksperiencë i bëri të dalin nga zona e komfortit të përshtaten me njerëz të rinj dhe të njohin natyra të reja. Mos i kini pritshmëritë shumë të larta.

Disa njerëz mendojnë për universitetin si një fillim i ri duhen krijuar dhe shoqëri të reja. Për disa të tjerë me ndryshe- disa të tjerë janë përpjekur të ruajnë lidhjet e gjimnazit dhe shumë prej tyre i kanë mbajtur këto lidhje edhe mbas shumë vitesh që kanë njohur njerëz të rinj gjatë punës. Secili ka mënyrën e tij , kështu mos u ndje në presion. Bëj ate që të duket më mirë!

Ndonëse të gjithë duan të përshtaten në një grup, shumë të diplomuar pendohen për gjërat që kanë bërë. Shumë e ndjenin veten të shtyrë që të shkonin në një festë por asnjëherë nuk kënaqeshin dhe më pas shprehen se do të donin të kishin dashur të qëndronin në dhomë të lexonin apo të flinin  dhe nuk ka asgjë të këqe. Jo të gjithë njerzit janë njësoj dhe ti mund të përshtatesh në mënyra të tjera me ta jo domosdoshmërisht të bësh dicka që nuk do.

Cfarëdo lloj veprimi të duash të bësh në lidhje me degën apo universitetin një nga asetet më të rëndsishme të universitetit, është këshilltari , përpiu të krijosh mardhënie sa më të mira dhe të përfitosh nga njohuritë apo mundësitë që ata kanë apo ofrojnë. Janë mundësi që do të të ndihmojnë edhe në qëllimet që do të kesh në të ardhmen. Lidhjet e universitetit janë shumë të rëndësishme sidomos në gjetjen e punës tënde të parë.

Askush nuk të ka njohur si ke qenë dikur, nëse do të ndryshosh totalisht personalitetin tënd, qëllimet, opinionet ti mund ta besh këtë gjë . Mund të fillosh nga e para me një ide komplet tjetër. Kjo është mundësia më e mirë që të njohësh veten dhe të gjitha aspektet e tua.

Mos ki frik nga lëvizjet jashtë vendit. Shumë studentë mendojnë se duke bërë këto lëvizje mund të humbin shumë mundësi si internship apo vende pune por në fakt ata që arrijnë të lëvizin marrin një eksperiencë të pazëvendesueshme. Njohin njerëz të rinj,kultura të reja, dhe gjithcka të re që mund ti shërbej në të ardhmen. Mos i humbni këto mundësi!

Duhet të mësosh të kesh një buxhet në shkollë. Kur lëviz nga universiteti do të duhet të përballesh me jetën e vërtetë dhe nuk mund të harxhosh cdo të ardhur pa një plan. Cdo fillim muaji apo jave duhet të ndash para për fatura, ushime dhe cdo gjë emergjente, të mësosh të gatuash dhe sigurisht të mendosh mirë cdo levizje. Mirësevjen në botën e të rriturve.

Burimi: Cosmopolitan

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF