KreuCelebrity

Gigi Hadid ndan foton e parë familjare me Zayn dhe vajzën e tyre

Ishte një Halloween shumë i gëzuar për Gigi dhe Zayn. Modelja e njohur ndan foton e parë fare me të porsalindurën e tyre dhe ish antarin e One Direction. Gigi u vesh si Samus Aram nga video loja “Metroid” në nje kostum fantastik blu ndërsa Zayn shihet i veshur me një triko me elemente jeshile dhe të bardhë. Cifti përfshihet aq shumë në frymën e festës sa kanë veshur dhe vogëlushen si një ‘Mini-Hulk’.

Kjo është hera e parë e Gigi poston një foto me foshnjën të cilës nuk ja dimë emrin ende ,gjithashtu ata mbulojnë fytyrën e saj me një figurë dixhitale.

Dëshira e madhe e tyre për privatësi është arsyeja pse cifti ka vendosur të qëndrojë në shtëpinë e Yolanda Hadid në farmë edhe pas lindjes së vajzës. “Ata janë të lumtur dhe në qetësi atje, Gigi kërkon me ngulm që fëmijën ta rrisë në privatësi dhe harmoni,”- tregojnë burimet. Këtë muaj Yolanda postoi foton e parë të mbesës së saj dhe shkruan, “Zemra ime po shpërthen nga dashuria dhe gëzimi për këtë vogëlushe. Ajo është një engjëll e dërguar për ne nga lart.”

Teksa pyetet për jetën me Zayn, karantinën , familjen e saj , Gigi shprehet se përpost të gjithë kaosit të kësaj situate, ka qenë një eksperiencë e vecantë që të mund të qëndronin të gjithë së bashku.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF