Lei Kraja flet per herë të parë për divorcin e prindërve: “Periudha më e vështirë….”

Lei Kraja është përgjithësisht e qeshur në intervista, por këtë radhë u bë më serioze, sepse u prek një cështje e vështirë për të. E ftuar në “N’fermë”, Lei i rrëfeu Ervinit sesi e përjetoi divorcin e prindërve.

“Periudha më e vështirë ka qenë kur u divorcuan prindërit e mi. Kam qenë shumë e vogël. Kam qenë 14 vjeçe dhe e përjetova shumë keq… Kemi qenë katër fëmijë, mbase sepse kam qenë më e madhja e kam ndjerë shumë. Thjesht nuk kishte paqe në shtëpi. Është normale kur ndahen dy njerëz, mbase… por është edhe mënyra si e menaxhojnë shqiptarët, nuk e kanë menaxhuar mirë në atë moment. Tani jam mirë, por atë vit u mërzita shumë, më dukej si fundi i botës”, -rrëfeu Lei, duke shtuar se qante çdo ditë dhe ishte paksa në depresion, nuk hante mirë dhe ra nga mësimet dukshëm.

E pyetur se me kë qëndroi nga prindërit, ajo tha se në fakt e dërguan në Shqipëri dhe e kaloi atë periudhë në Shkodër. “Më nisën në Shqipëri, kam qëndruar në Shkodër. Qëndrova një vit aty për ta kaluar, sa të sistemoheshin ata. Mbase kjo është arsyeja pse e kam kaq shumë qejf Shqipërinë… kur u ndanë prindërit, mami punonte më shumë dhe u fokusua shumë te puna, te vetja, bëri shumë sakrifica, punonte 7 ditë në javë. Mundohej të ishte sa më e pranishme, por ideja është se mbase na ka munguar ai afrimiteti që na duhej… Ose do punosh, ose do rrish në shtëpi nuk mund t’i bësh të dyja”, është shprehur ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article