KreuCelebrity

Ajo nuk është një Kardashian! Përse i refuzoi Adele 52 milionë dollarë!

Këngëtarja britanike Adele, është duke shijuar një sukses të madh, jo vetëm tek fansat apo tek meshkujt, por sidomos në fushën e marketingut. Që kur  humbi 41 kilogramë dhe u kthye në single, për Adele nuk kanë rreshtur së pushuari ofertat kryesisht në fushën e marketingut.

Sipas një artikullli të publikuar në revistën “Sun”, këngëtarja është shprehur se trupi i saj nuk është në shitje, duke refuzuar kështu oferta të ndryshme, disa shumë të majme, që e kërkojnë si imazh për promovimin e produkteve të tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për dieta dobësimi, Kështu vazhdon më tej “Sun”, këngëtarja ka refuzuar ofertën prej 52 milionë dolllarë të dhëna nga një kompani, e cila reklamon dieta të ndryshme dobësimi. Po vetë Adele çfarë diete ka përdorur?

Për të arritur formën e jashtëzakonshme fizike ajo i ka besuar dietës Sirt, dietë e dashur dhe nga Pippa Middleton, dhe që bazohet në konsuminin e disa produkteve, ndërmjet të cilëve çokollatës dhe verës së kuqe, të cilat shërbejnë si katalizatorë përshpejtimi për metabolizmin. Specialistët e fushës janë në një mendje kur flitet për këtë dietë, duke e cilësuar si hiperkalorike dhe që duhet të ndiqet për një kohë të shkurtër. Dieta Sirt ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme për këngëtaren 32 vjeçare.

easy dinner ideas

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF