KreuStil Jetese

Cfarë veshi Melania për të votuar: u befasuan të gjithë! 

Kush priste një veshje serioze, u gabua. Sepse Melania Trump zgjodhi një fustan të lehtë veror për të hedhur votën e saj një ditë më parë. E gjithë Amerika pret me ankth të mësojë se cili do të jetë presidenti i saj i ri, megjithatë veshja e Zonjës së Parë nuk doli as këtë radhë nga vëmendja. Nuk kishte si ndodhte ndryshe, duket parasysh se është shquar gjithmonë për elegancën e stilin e saj që kur i shoqi mori celësat e zyrës Ovale. Melania u shfaq në qendrën e votimit e veshur me një fustan Gucci, të bardhë me printe, që kushton 4500 dollarë. Ajo mbante një çantë Hermès Kelly dhe këpucë Christian Louboutin – një veshje që në total kushton mbi 20,000 dollarë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF