KreuCelebrity

“Ditët e para ishin të vështira”; Rudina Hajdari tregon gjendjen shëndetësore pas infektimit me Covid!

Pak ditë më parë deputetja Rudina Hajdari bëri me dije se është infektuar me Covid-19 dhe sipas protokollit ajo është izoluar në shtëpinë e saj. Sot Hajdari ka bërë një rezyme të gjendjes së saj shëndetësore, ku duket se edhe pak ditë kanë mbetur nga shërimi, ndonëse fillimi nuk ka qenë i lehtë.

“Të dashur miq, Së pari ju falenderoj nga zemra për gjithë urimet për shërim të shpejt që më keni nisur. E keqja dhe e mira kalohen me miq dhe këto ditë edhe pse e izoluar, jam ndier mes mijëra njerëzve të mirë e për këtë ju jam mirënjohëse. Fatmirësisht nga dje nuk kam patur më shqetësime si pasojë e simptomave të virusit Covid19. Ditët e para ishin pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit. Sipas këshillave të mjekëve jam kuruar me vitaminë C dhe D si edhe pilula për qetësimin e dhimbjeve. Kam shpenzuar disa orë në ditë në ballkon për ajër të pastër dhe kam bërë gjimnastikë në kushte shtëpie. Sot, përveç nuhatjes dhe shijes të cilat ende nuk më janë kthyer, ndihem shumë mirë dhe besoj se shpejt do të ribëj testin për t’iu rikthyer aktivitetit të përditshëm. Ndërkohë e kam shfrytëzuar këtë kohë për të komunikuar me ju në mesazhet pafund që më keni nisur dhe do vazhdoj ta bëj rregullisht. Ju uroj shëndet dhe shihemi së shpejti.”; ka shkruar politikania në një status në rrjete sociale.

Sakaq sa i përket situatës së Coronavirus në vend, dita e sotme shënoi numrin më të madh të infektimeve me 396 raste të reja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF