KreuCelebrity

Përse nuk folën motrat Jenner për më shumë se një muaj?!

Përsëri, një trazirë tjetër ka rënë në shtëpinë Kardashian-Jenner dhe jo, nuk është zënka famëkeqe Kourtney dhe Kim që pa makeup-in e Kim të suvatuar në mur, dhe nuk është ajo hera kur Kim filloi të godiste Khloé me një çantë gjigande për asnjë arsye. Këtë herë, janë Kendall dhe Kylie Jenner që fjalë për fjalë u zunë me grushta me njëra-tjetrën … sepse Kylie mori një veshje që Kendall donte të vishte. U nxehën aq shumë, saqë me sa duket nuk folën për një muaj të tërë më pas.

Në rast se keni nevojë për një rifreskim: Familja Kardashian- Jenner shkuan në Palm Springs për një udhëtim familjar për të forcuar lidhjet që shpejt u thartuan. Kendall nuk mendonte se ato do të dilnin për një natë në qytet, kështu ë nuk solli një veshje të lezetshme për festë. Kourtney i ofroi Kendall një veshje që Kylie më pas e morri, duke “shkatërruar” natën e Kendall.

Pas natës së tyre në qytet, Kylie dhe Corey Gamble (i dashuri Kris Jenner) po ktheheshin për në Los Anxhelos dhe Kendall kërkoi të udhëtonin së bashku. Sipas People, Kylie tha, “Pse të të coj në shtëpi, Kendall? Unë nuk do të vërdallisem nëpër qytet për të të cuar ty në shtëpi.” Nga ky moment, situata doli jashte kontrollit: Kylie dyshohet se i ka vendosur takën e këpucës në fyt Kendall dhe e ka goditur atë.

the business of fashion celebrates special print edition on 'the age of influence' in nyc

Tani, në klipin më të ri nga Keeping Up With the Kardashians, Kendall tha se ajo dhe Kylie kuptohet që nuk folën me njëra-tjetren pas zënkës. “Nuk kam dëgjuar prej saj, aspak, gjë që është e rrallë,” tha Kendall në një telefonatë video me katër familjare Kim, Kris dhe Khloé. “Ka rreth një muaj,” shtoi Khloé.

Khloé i tha grupit se Kylie i kishte thënë “ti e gjuajte atë e para dhe duhet t’i kërkosh falje asaj”, për të cilën Kendall qeshi dhe tha, “Ajo ka probleme serioze. Së pari, unë nuk e godita atë të parën, por gjithashtu, nuk do të kishte rëndësi sepse kjo nuk është çështja “.

“Ju të dyja duhet të dini se jeta është e shkurtër,” i tha Khloé Kendall. “Ne duhet të nxjerrim egon dhe krenarinë nga kjo dhe vetëm të themi:” Kylie, më vjen keq për pjesën time në këtë mosmarrëveshje “, dhe pastaj ajo duhet të thotë,” Më vjen keq për pjesën time “. Dhe pastaj e gjeni dot çfarë? Mund të vazhdojmë përpara “.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF