KreuBusull

Horoskopi ditor, e hënë 9 nëntor 2020

Horoskopi ditor, e hënë 9 nëntor 2020

Dashi

Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se miri. Po vazhduar te konfliktoheni edhe për gjera te kota asgjë nuk do ece si duhet. Për beqaret do marre fund vetmia gjate kësaj dite she do ketë ndryshime rrënjësore. Me financat duhet te tregoheni sa me te matur qe te mundeni sepse vetëm kështu gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Demi

Do jeni ne humor shume te mire gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe gjithçka do ju shkoje si e keni ëndërruar. Partneri do ju përgatisë edhe ndonjë surprize fantastike. Beqaret do fiksohen keq pas një personi dhe do bëjnë te pamundurën derisa te arrijnë ta bëjnë për vete. Do ju duhet pak mundim. Ne planin financiar do përballeni me disa vështirësi te vogla, por ne fund do ja dilni mbanë.

Binjaket

Dite e turbullt do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te merreni vesh me atë qe keni ne krah dhe ne asnjë moment nuk do pranoni te hapni rruge. Ata qe janë ende te lire duhet te pranojnë te dalin neper takime sepse vetëm kështu do mund te njihen me personat e duhur. Ne planin financiar do merrni masa drakonike dhe gjendja nuk do jete problematike.

Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin do jete me e ngrohte se disa dite me pare. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Partneri do jete gati te harroni çdo gjë qe ka ndodhur. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur drejt te panjohurës sepse edhe mund te lëndohen. Ne planin financiar duhet te reflektoni gjere e gjate para se te hidhni çdo lloj hapi.
Luani

Do jeni me shume fat sot ju te dashuruarit dhe gjerat kane për t’iu ecur ashtu si i keni ëndërruar kohet e fundit. Nuk do mungojnë edhe surprizat ndaj njeri-tjetrit. Beqaret do e harrojnë tërësisht jetën e tyre sentimentale sepse do e kenë mendjen diku tjetër. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet delikate derisa ju te merrni masa strikte. Mos harxhoni kohe kot.

 

Virgjeresha

Do ruani një dialog shume te mire sot ju te dashuruarit dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje me njeri-tjetrin. Do jeni edhe me te hapur ndaj risive. Beqaret ka shume mundësi te fiksohen pas personave qe sapo janë divorcuar. Kujdes sepse nuk harrohet kollaj një lidhje e vjetër. Financat do mbeten gjithë kohës te ekuilibruara kështu qe mos u shqetësoni aspak.

Peshorja

Do vazhdoni te dashuroheni ashtu si ta ndjeni sot me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te forta. Shume do ju kenë zili dhe do mundohen t’iu prishin pune,m por nuk do ja dalin mbanë. Beqaret do jene entuziaste fale një takimi qe do realizojnë qe ne pret e para te mëngjesit dhe do fillojnë te ëndërrojnë. Për sa iu përket financave duhet thënë se po u treguat te arsyeshëm nuk do keni probleme.

Akrepi

Jeta juaj ne çift ka rrezit te jete shume e paqëndrueshme sot. Nuk do dini çfarë te bëni me pare qe te mbani zgjuar pasionin ndërkohë qe partneri nuk do jete ne humor dhe nuk do kënaqet me pak. Beqaret do bëjnë mire t’ia lënë gjerat kohës ne mënyrë qe te gjejnë me te përshtatshmin. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do silleni me to de sa do shpenzoni.

Shigjetari

Do merreni vesh me se miri sot me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Do ja shprehni atij ne çdo moment se jeni me fat qe e keni. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do mundin dot ta krijojnë një lidhje ashtu si e kane ëndërruar. Financat do i mbani gjate gjithë kohës ne vëmendje dhe situata nuk do ju dale aspak jashtë kontrollit.

Bricjapi

Dite entuziaste kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te plotësuar pranë atij qe dashuroni dhe do përjetoni edhe emocione te veçanta. Beqaret do pëlqejnë shume persona njëherësh dhe me pas nuk do dine ke te zgjedhin. Gjendja e financave do lere pak për te dëshiruar. Merrni sa me shpejt masa strikte sepse me vone situata do ju ndërlikohet.

Ujori

Do jeni shume posesive sot ne jetën tuaj ne çift dhe ka rrezik ta mërzitni partnerin. Kujdes sepse po vazhduat me këtë sjellje do e largoni me dorën tuaj atë nga vetja. Beqaret duhet te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë për takime nuk do jene te mira. Ne planin financiar asgjë nuk ka për te ecur ashtu si ju do e kishit dëshiruar dhe here pas here do gjendeni para vështirësive.

Peshqit

Bashkëpunimi ne çift do jete shume i forte gjate gjithë kësaj dite. Do zgjidhni çdo mosmarrëveshje shume shpejt dhe do ndiheni përfundimisht te qete. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do ndihen gati edhe për ndonjë aventure kalimtare. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin nëse nuk doni te futeni ne probleme te mëdha.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF