KreuCelebrity

 Si e kthehu Koco Devole në shaka momentin kur mësoi se vuante nga leucemia!

Për ata që e shihnin korridoreve të Top Channel nuk ishte Koco i shumë personazheve, shumë të qeshurave, Koco artisti shpërthyes që cdo gjë e kthente në humor. Aty ishte Koco i heshtur, i tërhequr në botën e vet që priste të gjente përballë fytyrën e njohur para së cilës të clironte i qete nga maja e gjuhës batutën e radhës. Të lëshuar me një qetësi që e amplifikonte edhe më shumë efektin e saj. Por nuk mund të largohej po kaq në heshtje. Nuk mund ta lejonin të gjithë ata në jetët e të cilëve hyri për të mos dalë më dhe publiku që e vlerësonte aq shumë. Miku I vjetër, koleg prej vitesh në Fiks Fare, Mitro Çela, e kujtoi me disa episode të shkurtra nga miqësia e tyre.

Njëri prej tyre lidhet me një cast tejet të vështirë në jetën e humoristit të madh, atë kur mësoi se vuante nga leucemia. Një moment dramatik, të cilin gjeti forcën ta vishte me humor.

 

“Kohë më parë Koçoja u shtrua në spital. Nga spitali, drekë tek “Tajvani”.

-Filip! Doktorët me fjalë zemre më thanë: Ke leuçemi. Të kanë mbetur tre ose katër vite jetë!

-Koço! Mjekë janë këta?! Nuk e ndajnë dot? Fikse si ta bëjë planin e shpenzimeve?!

-Do ta rregullojmë. Do shkoj në Amerikë…

Iku. Erdhi. Buzëgaz na tha:

-Mjekët amerikanë më dhanë ymër: tre vjet!

-Kjo po! Tani, dëgjo Koço, tha Filipi: Shpenzimet e varrimit, drekën, transportin, më the të thashë, i ka Fiksi!

-Po të 40-tat?! Mua m’i latë?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF