KreuCelebrity

“Të jesh me Covid dhe të kesh një të sapolindur”…infektohet blogerja shqiptare!

Në muajin tetor, blogerja shqiptare Sara Karaj mori propozimin për martesë nga partneri, e më pas solli në jetë fëmijën e vet të parë. Ka qenë një periudhë tepër e bukur kjo për Sarën, e cila i është përkushtuar plotësisht vogëlushit.

Por kjo është dhe një kohë e vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë. Blogerja zbuloi së fundi se edhe ajo është prekur nga koronavirusi, e kur je dhe me fëmijë të vogël, shqetësimi është dhe më i madh. Të jesh me Covid dhe të kesh një të sapolindur…Cila është superfuqia jote?, ka shkruar Sara në krah të një fotoje ku shihet me të voglin e saj në krahë. Nëse ky mund të jetë ngushëllim megjithatë, studimet tregojnë se fëmijët nën moshën 10 vjec kanë më pak gjasa të infektohen nga Covid 19.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF