KreuFashion

10 ide dhuratash për verëdashësit!

Është një prej pijeve që me siguri ka më shumë fansa se çdo pije tjetër! Edhe nëse ju nuk jeni pijedashës, e as verëdashës duhet ta keni me patjetër një person që adhuron verën (jo më kot i thonë gjaku i Krishtit), dhe ky artikull është pikërisht për atë person.

Për atë që pëlqen ta kthejë herë pas herë një apo disa gota verë. Një dhuratë që ka të bëjë pikërisht me këtë pije, verëdashësin e rrethit tuaj do ta gëzonte pamasë. Ndaj ja disa ide se si dhe me çfarë ta surprizoni kur ai apo ajo të hapë shishen e radhës.

Set servisi vere

Gurë për të mbajtur verën të ftohtë: Jepini një prekje elegante gotës suaj me këto gurë chic që do t’ju ndihmojnë ta mbani pijen të ftohtë.

Gotë elegante

Gota jo tradicionale vere: Harrojini mbajtëset tradicionale të verës. Është koha për t’i dhënë një prekje moderne për t’ja shtuar edhe më shumë kënaqësinë momentit të relaksit.

Mbajtëse vere: Shërbejeni verën me këtë mbajtëse të sofistikuar që duket si një copë arti. E imagjononi sa bukur do të dukej në tryezën tuaj në një darkë mes miqsh!?

Termus vere: E dimë, duket si një cantë e ndonjë marke luksoze, por në të vërtetë është një termus në të cilin ju mund të fusni pijen tuaj të preferuar e ta merrni me vete kudo që të shkoni

Mbajtëse gotash: Nëse vera derdhet në tavolinë është e vështirë për t’u fshirë, e në këtë rast ju duhet seti I mbajtësve të gotave. Janë praktike e tejet të domosdoshme në mënyrë që ta vendosni pa frikë gotën mbi tavolinë

Kapak guri: Nuk do ndiheni asnjëherë me keq nëse hapni një shishe verë e nuk e përfundoni pasi fare mirë mund ta ruani për një herë tjetër, pasi me kapakun prej guri, vera do të mbesë e freskët njësoj sikur sapo të jetë hapur

Gota Gold: Të shijosh verën në këto gota kaq moderne e chic do t’ju bëjë ta dashuroni edhe më këtë pije

Mbajtëse shishesh: Sigurisht që një verëdashës posedon kantierëin e tij personal të verërave, por një mbajtës e tillë elegante do të ishte një zgjidhje fantastike për në dhomën tuaj të ndenjes

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF