KreuCelebrity

Duhet qëlluar fëmija me shuplakë apo jo? Lira Gjika e sqaron një herë e mirë!

Prindërit e sotëm tregohen shum ëtë kujdesshëm me fëmijët e tyre, por ndonjëherë edhe ata gjenden përballë dilemës nëse i vogli duhet nëshkuar edhe fizikisht kur i përsërit gabimet. A duhet qëlluar vërtet fëmija me shuplakë nëse gabon? Si ndikon ky veprim në psikologjinë apo karakterin e tij? Pediatrja Lira Gjika shpjegon se kjo gjë nuk ndihmon në edukimin e fëmijës, përkundrazi, bën shumë dëm.

““Kur një nënë apo baba, po edhe gjyshërit, i bien me shpullë apo pëllëmbë ose më keq akoma, rrahin një fëmijë për gabimet që bën, ata – prindërit, gjyshërit – i transmetojnë fëmijës përçmimin e tyre për të. Është e vërtetë që ata nuk e kanë qëllim këtë gjë, por veprimi i tyre këtë gjë transmeton. Dhuna ka në thelb të saj përçmimin për jetën dhe tjetrin. Fëmija është i parritur dhe nuk ka shumë mekanizma, që të mund të përballojë një eksperiencë të tillë dhune nga ata, që duhet ta mbrojnë e ta duan.

Kur e godasim një fëmijë në trup, për fëmijën është t’i prishësh tërësinë trup-shpirt. Fëmija në këto raste, vuan fizikisht nga dhimbjet e goditjes, të cilat e trembin shumë, ndërsa psikoemocionalisht ai zhbëhet në një “gjë” pa vlerë, për veten e tij.Një fëmijë i keqtrajtuar ndihet shumë keq, pasi nuk kupton pse e keqtrajtojnë të rriturit. Ai po përpiqet të bëjë si ata, ose i duhet pak ndihmë nga ata që të qetësohet. Mirëpo të rriturit nuk kanë “kohë”, “nerva” e “durim” dhe i bien shkurt, e godasin fëmijën, pa menduar se çfare përfton fëmija nga sjellja e tyre. Fëmija mendon se po të ishte i mirë prindi apo gjyshërit, nuk do të silleshin ashtu me të dhe këtu e ka zanafillën niveli i ulët i vetvlerësimit apo karakteri i dhunshëm që haset rëndom te të rriturit”, thotë ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF