KreuCelebrity

Sarah Spencer, motra simpatike e Dianës që pati një flirt me Charles-in! 

Është një histori e ditur, e cila megjithatë nuk përmendet shumë. Përpara se të ishte princesha Diana që njohim të gjithë, ajo ishte Diana Spencer, më e vogla e tre motrave. Diana dhe Sarah e Jane nuk u rritën me ndonjë afërsi të madhe me njëra tjetrën. Diferenca e moshës ishte e madhe, shkollat i kishin të ndryshme, megjithatë më vonë, u afruan me  rrjedhën e viteve e lidhja e tyre u bë më e fortë. Ndërkohë, ajo që disa ndoshta nuk e dinë, është se princi Charles në fillim frekuentonte motrën e madhe të Dianës, Sarën. Të dy ata u njohën në një festë në Kështjellën Windsor nga fundi I viteve 70, dhe nisën të dilnin bashkë.

Flirti i tyre mori fund në 1978-tën, pasi ajo dha një intervistë ku thoshte se nuk ishte e dashuruar me princin.  Ishte përmes Sarës që Charles njohu Dianën, asokohe 16 vjece dhe jo shumë pas kësaj, erdhi fejesa.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF