KreuCelebrity

Të pathënat, komentet e prapaskenat; Xhesi prezanton sot ‘Daily Love Story’

Teksa një natë më parë u transmetua premiera e spektaklit “Love Story” në TV Klan, show dating i parë i këtij formati në Shqipëri, një tjetër program i përditshëm do t’ju njohë me të pathënat dhe prapaskenat e këtij rrugëtimi për të gjetur dashurinë live.

Ndonëse ajo e mbrëmshmja ishte vetëm puntata e parë e ‘reality love’ me protagonist Saimirin, biznesmenin 33 vjeçar, që ka përballë 18 vajza se me shpresën se mes tyre do të jetë AJO e përzgjedhura e tij, jehona e këtij programi qe mjaft e madhe.

Ndaj secili prej nesh do të donte të dinte se ç’ndodh çdo ditë me Saimirin dhe vajzat pasi mbyllet spektakli i së hënës!

“Daily Love Story”, një program me autorësinë e Ilda Lumanit do të nisë sot me një transmetim 30 minutësh në kanalin e Youtube të TV Klan, ku do të tregohet gjithçka që nuk shfaqet në spektakël.

 

 

A post shared by Xhesi Muçaj (@xhesimucaj)

Nën drejtimin e gazetares Xhesi Muçaj, “Daily Love Story” do sjellë për publikun intervista ekskluzive, diskutime dhe prapaskena, të cilat do të përbëjnë thelbin e këtij mini-shoë, që ka si qëllim të zbulojë më mirë karakteret e këtij formati.

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF