KreuCelebrity

Ish shoqja e ngushtë i “nxjerr bojën” Ivankës: “ Ja si është në të vërtetë”!

Ish shoqja e adoleshencës e Ivanka Trumpit, bëri ca komente therëse për vajzën e presidentit amerikan, për të cilën thotë se ishte shumë e llastuar dhe kërkonte gjithmonë t`ia hidhte paq duke fajësuar të tjerët.

38 vjecarja Lysandra Ohrstrom, ka qenë në një njëjtin gjimnaz privat me Ivankën, Chapin, e rrefen se kanë qenë mjaft të lidhura asokohe. Por miqësia e tyre me kalimin e viteve u zbeh, duke përfunduar thjesht në një relatë “diplomatike”. Tani Lysandra shprehet se ka ardhur koha të thotë të vërtetën për shoqen e shkollës.

Ajo e përshkruan Ivankën si njeri të fiksuar pas parave, edhe pse përpiqej që të mos e tregonte shumë një gjë të tillë. “ Kur i rekomandova një libër për një menaxher, ajo m`u kthye shumë keq: pse po më kërkon që të lexoj libra për të varfrit? Po kështu, i nxiste vajzat e tjera të silleshin keq e të ekspozonin gjoksin nga dritarja, një lojë kjo e famshme atëherë. Por kur na morën në pyetje mësuesit, ajo nuk mbajti asnjë përgjegjësi dhe u pezulluam ne nga shkolla”, thotë Lysandra.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF