Saimiri rrëfehet: Ja cila nga vajzat më befasoi më shumë!

Pavarësisht se si janë dhe cfarë bëjnë vajzat në garën e Love Story, në fund është Saimiri ai që vendos dhe rrëfimin e tij mbi emocionet e përjetuara natën e parë, e pritëm gjithë sy e veshë! Protagonisti i spektaklit më të ri dating tha në një intervistë ekskluzive për “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, se nuk kishte dashur të eleminonte dikë që natën e parë. “Ndihem shumë mirë. Shyqyr më ikën edhe emocionet pak tani. Nuk ma bënte zemra të skualifikoja që natën e parë dike”, u shpreh ai. Opinionistja Jerina Lalaj e quajti një “poker face”, që nuk lejon të kuptohej nëse ka pasur preferencë për dikë më shumë se per të tjerat. Biznesmeni 33 vjecar la të kuptohej se emocionet kanë bërë punën e tyre, surprizat e vajzave po ashtu, por e pohoi sakaq se edhe nuk do që ta bëjë publikun të kuptojë se nga cila prej konkurenteve po anon. Megjithatë, nga klipet që i kanë bërë më shumë përshtypje, vecoi atë të Arianës. “Më pëlqeu klipi me Arianën më shumë sepse është një kërcimtare që kërcen muzikën latine, që e preferoj shumë edhe kishte dalë shumë bukur. Më pëlqeu”, tha ai.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus!

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article