KreuCelebrity

Studimi i fundit mbi koronavirusin na mbushi me shpresë!

Studimi më i fundit, i cituar nga New York Times i përmbys shumë raporte të mëhershme mbi imunitetin e krijuar nga koronavirusi. Sipas tij, reagimi i organizmit ndaj sëmundjes mund të zgjasë edhe më shumë nga sa mendohej deri tani. Studimi tregon se tetë muaj pas infektimit, shumica e njerëzve kanë mjaftueshëm qeliza immune për të shmangur prekjen sërish nga virusi.

Ato duket se mund të qëndrojnë në trup jo vetëm me muaj, por ndoshta edhe me vite të tëra. Ky është lajmi më shpresëdhënës deri tani në raport me imunitetin ndaj Covid 19. Kërkimi i publikuar online megjithatë , nuk është verifikuar me hollësi dhe as është publikuarnë ndonjë revistë shkencore. Hulumtuesit  këmbëngulin pavaresisht kesaj se niveli i kujtesës në qelizat e përftuara pas infektimit nuk do të lejojë për vite me radhë tek pjesa dërrmuese e njerëzve që të sëmuren rëndë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF