KreuCelebrity

“Më futi në depresion”; Zhaku flet për herë të parë për divorcin me bashkëshortin!

Zhaku ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar, kur për shkak të personalitetit të saj kontrovers kudo që ishte Zhaku do të kishte zhurmë. Por disa vite më parë aktorja dhe shkrimtarja la Shqipërinë për të vijuar jetën e saj në Gjermani me partnerin, duke u larguar kështu edhe nga jeta publike.


E ftuar (virtualisht) në programin “Ftesë në 5” në Top Channel, Inida Gjata rrëfeu nëpërmjet Skype detaje nga jeta e saj personale, ku duket se ‘qielli ka qenë me re’! Aktorja tregoi se pas 7 vitesh martesë ajo dhe bashkëshorti gjerman Kristian vendosën t’i japin fund marrëdhënies, pasi duket se dyshja kishin arritur në në pikë kur po e kthenin këtë marrëdhënie në toksike.

“U bë paska toksike marrëdhënia. Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kalojë një periudhë depresioni, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqjet në teatër. Ajo ndarja na bëri mirë të dyve, për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë të shihja ku arrija unë pa Kristianin”; u shpreh Zhaku gjatë intervistës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF